Gazeta “Panorama” zbardh sot mesazhet me të cilat u kërcënua drejtori i shkollës 9-vjeçare “Shyqyri Peza” në Kombinat, nga një 16-vjeçar, me herët nxënës i tij. Sipas Policisë, në datën 12 gusht 2016 drejtorit të shkollës dikush i ka shkruar në rrjetet sociale se “Të kam parë me zysh …. duke shkuar te moteli im dy ditë rresht dhe që të mos flas dua 200 mijë lekë”.
Pikërisht pas këtij momenti mësohet se drejtori i shkollës ka bërë denoncim në polici dhe pasi ka kontaktuar me personin që po i shkruante mesazhe, ka bërë siç kërkonte ai duke dërguar një stekë me cigare te shkolla dhe ka vendosur t’i linte te shkolla “Shyqyri Peza”, ku 16vjeçari u arrestua nga policia.
Duket se deri në këtë kohë, drejtori i shkollës nuk ka ditur asgjë në lidhje me personin që po i bënte kërcënime. Ndërsa vetë drejtori i shkollës ka qenë në polici duke dhënë shpjegime, forcat e rendit kanë dërguar në komisariat të riun e arrestuar. Pikërisht në këtë moment, mësohet se drejtori i shkollës Resmi M. ka arritur të njihte të riun, që kishte qenë nxënës në shkollën ku edhe ka ndodhur ngjarja.
ma.me