Në sportelet e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit janë dyndur ankesat nga bizneset të cilat nuk po arrijnë të shkarkojnë bilancet për shkak se kanë probleme me fjalëkalimet
Disa subjekte pohojnë se nuk kanë qenë korrekt me datën e dorëzimit të bilancit pasi fjalëkalimi që kanë marrë nuk ka funksionuar të tjera biznese pohojnë se kanë harruar ate. Mirëpo komunikimi me QKB është vështirësuar pasi procedura për të marrë fjalëkalimin e ri kërkon kohë.
“Vitin e kaluar kemi depozituar bilancin ne QKR ,por nuk kemi mbajtur shënim fjalëkalimin dhe pasuordin dhe të dhënat e tjera ,bilancin 2015 nuk e depozitojmë dot pa këto të dhëna” ankohet një biznes pranë QKB-së.
Specialistët e QKB-së kanë sqaruar se ”ndryshimi i passWordit bëhet në portalin e-albania. “Për çdo informacion lidhur me portalin e-albania, lutem klikoni ne linkun: https://e-albania.al/”, sqarojnë specialistet e QKB-se
Ankesat më të shumta në lidhje me fjalëkalimet janë bërë gjatë muajit korrik, ku edhe bizneset ishin para afateve finale për dorëzimin e bilanceve online dhe disa prej tyre nuk kanë arritur të bëjnë dorëzimin, pikërisht për këtë arsye.
Por depozitimi i pasqyrave financiare mundësohet vetëm nëpërmjet aplikimit online në portalin qeveritar e-albania , duke ndjekur të gjitha hallkat e procedurës për kryerjen e aplikimit.
Portali e-albania sqaron se kur bllokohet ose harrohet pasuordi zhbllokimi bëhet duke kontaktuar në llogarinë lo***@e-*******.al.
“Nëse nuk e mbani mend fjalëkalimin, për të vendosur një fjalëkalim të ri, klikoni “Harruat fjalëkalimin?”. Ndiqni udhëzimet dhe përgjigjuni “Pyetjes së sigurisë” që e keni zgjedhur kur keni bërë regjistrimin në portal. Nëse nuk e mbani mend “Pyetjen e sigurisë” apo vazhdoni të keni probleme me aksesimin e portalit kontaktoni në lo***@e-*******.al që t’ju gjenerojë fjalëkalimin” sqaron e-albania. (monitor / r.a)