Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Thomas de Maiziere, kërkoi, pas një mbledhje me homologët e tij konservatorë të landeve gjermane, një ndalim të pjesshëm të burkas, kryesisht në administratën publike dhe sallat e mësimit.
“Ne jemi dakord që të ndalojmë burkan, ne jemi gjithashtu dakord që të vendosim ligjërisht parimin për të treguar fytyrën aty ku është e nevojshme për shoqërinë tonë, në timon, gjatë procedurave administrative, (…) në shkolla dhe universitete, në shërbimet publike, para gjykatave”, tha ai për kanalin televiziv ZDF. /r.a