Policia e Tiranës asgjësoi me anën e djegies 5 parcela me 1506 rrënjë kanabis, të mbjella në Qafëmollë.
Mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative si dhe në vijim të punës për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike, nga shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë nr 4 u bë e mundur gjetja dhe asgjesimi i rreth 5 parcela me 1506 bimë të dyshuara si Cannabis Sativa.
Bimët u konstatuan ne zonën e quajtur Qafëmollë. Këto bimë janë asgjesuar me anë te djegies.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.