Majlinda Kelmendi bëri krenar të gjithë me paraqitjen e saj në Rio 2016, duke fituar medaljen e artë në xhudo.
Merita të mëdha në këtë sukses kishte edhe trajneri Driton Kuka, i cili bëri gjithçka që ajo të arrijë në majën e suksesit. Me këtë rast Kuka ka publikuar një fotografi në Facebook, ku ka kujtuar kohën kur Majlinda kishte filluar të merrej me xhudo.
Më poshtë keni fotografinë, e cila është shkrepur në muajt e parë të pasluftës. /Telegrafi/