Policia spanjolle ka goditur një grup kriminal që trafikonte drogë i cili përbëhej nga bullgarë dhe shqiptarë. Banda thuhet se drejtohet nga shqiptarët dhe bullgarët merreshin me shpërndarjen e narkotikëve.
Sipas mediave spanjolle, janë sekuestruar 38 kg heroinë e pastër dhe 8 kg kokainë.
Policia arrestoi 7 persona anëtarë të bandës. Baza ku shitej droga madje aty ishte edhe laboratori i heroinës, ishte Gava, por edhe në zona të tjera të Barcelonës, si Ruby dhe Castelldefels, vendi i fundit i qëndrimit i kreut të dyshuar të rrjetit, një shqiptar i cili ka një të kaluar të pasur me histori kriminale.
Mësohet se anëtarët e bandës kanë qenë të stërvitur ushtarakisht. Droga vinte nga Portugalia dhe Hollanda dhe ky grup mund te kete shitur vitin e fundit mbi 100 kg heroine./panorama/a.k