Autoritetet greke kanë nisur zyrtarisht një hetim për vdekjen e shqiptarit Pëllumb Marnikollaj, për të cilin dyshohet se humbi jetën si pasojë e torturave në rajonin e policisë ‘Kato Patisia’ në Athinë. 28 vjeçari shkoi në rajonin e policisë pasi ishte nën masën e sigurisë detyrim paraqitjeje, por sipas të afërmve të tij, nuk doli më i gjallë nga godina.
Të afërmit e 28 vjeçarit kanë pohuar se i riu shqiptar ka humbur jetën si pasojë e torturave, gjë që nga ekspertiza mjeko-ligjore e kryer në Tiranë, ka baza kjo për shkak të shenjave të dhunës që i janë gjetur në trup viktimës, që nisin nga djegiet me cigare dhe përfundojnë me hematoma. Të afërmit dyshojnë se për të humbur gjurmët e krimit, policia greke ka tentuar ta varrosë Pëllumb Marnikollajn si një shtetas të paidentifikuar, që ka humbur jetën pasi u vetëhodh nga kati dytë i godinës.
Por sipas një njoftimi zyrtar, Policia greke qartëson se ka nisur një hetim paraprak, materiali i është dorëzuar Prokurorisë së Athinës, përfshirë edhe raportin mjeko-ligjor.
Njoftimi i Policisë Greke:
“Me rastin e raportimeve në mediat shqiptare për vdekjen e shqiptarit që u rrëzua nga kati i dytë i Rajonit të Policisë në Patisia më 3 gusht 2016, vijon si më poshtë:
Në Policinë e Athinës ka nisur një hetim paraprak, materiali i është dorëzuar Prokurorisë së Athinës, përfshirë edhe raportin mjeko-ligjor.
Paralelisht, i është dërguar një letër ambasadës shqiptare për incidentin ku i kërkohet të informojë familjarët e viktimës”.
ma.me