Ngjarja në Palasë ku një i sëmurë mendor i mori jetën një fëmijë dhe më pas e përcudnoi kufomën ka tronditur thellë opinionin. Vëmendja shkon tek institucionet që duhet të kishin izoluar të sëmurin Jorgo Zani, që i mori jetën fëmijës, A. Zaharia.
Kreu i Spitalit Psikiatrik të Vlorës, Kujtim Llapi jep detaje mbi kurimin e Jorgo Zanit.
“Jorgo Zani erdhi në Spitalin Psikiatrik në 26 tetor 2015. Zani shoqërohej nga infermieri i qendrës së Palasës. Sipas shoqëruesve Zani s’kishte precedent penal. Jorgo Zani qëndroi në spital deri në 5 nëntor 2015. Jorgo Zani u nxorr nga spitali nga babai i tij Petro Zani”.
Banorët ndërkaq thonë se Jorgo Zani prej disa ditësh sillej në mënyrë agresive në fshat dhe ata kishin njoftuar më shumë se njëherë familjen e këtij të fundit./BW/a.m.