Policia e Vlorës ka dhënë detaje të reja sot në lidhje me një djalë 9-vjeçar në Vlorë që thuhet se ishte zhdukur prej dy ditësh dhe rrinte pranë me Jorgo Zanin, autorin e krimit të tmerrshëm që ndodhi dje në Palasë.
Sipas burimeve zyrtare, mësohet se familja e 9-vjeçarit është banuese e Himarës dhe djali dhe prindërit janë me probleme mendiore.
9-vjecari ikën shpesh nga banesa pa njoftuar tha policia e cila e distancon të voglin nga krimi që ka kryer Jorgo Zani dje ku i preu kokën kushëririt të tij të mitur vetëm 12-vjeç.
“Ditën e ngjarjes në Palasë 9-vjecari ishte në Tiranë nuk ka denoncim për zhdukjen e djalit K.K. Ai ka kryer vjedhje por nuk mund të ndalohet”, bën me dije policia./Panorama/a.m.