Ylli i muzikës pop Madonna festoi ditëlindjen e saj të 58-të në Havanë, ku mbërriti të hënën në mbrëmje me familjen dhe miqtë, transmetuan mediat kubane.
“Pop diva ka shëtitur në këmbë rreth qytetit ditën e parë të vizitës, e cila do të zgjasë “, përcolli revista kubane Granma.
Shumë artistë amerikanë vijnë tashmë në Kubë pas rregullimit të marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara në fund të vitit 2014.
Në mesin e yjeve të njohur, në vizita private në Kubë janë edhe Katy Perry, Rihanna, Beyonce, Jay-Z dhe Leonardo di Caprio, referon BETA. (b.an)