Rreth 18 000 persona kanë vdekur në burgjet e regjimit sirian nga tortura apo keqtrajtimi, që nga viti 2011, deklaroi sot një grup i të drejtave të njeriut, i “Amnesty International”.
Organizata me bazë në Londër tregon se 17 723 persona kanë vdekur në burgje në mars të 2011-ës deri në dhjetor të 2015-ës , kur shpërthyen protestat pro-demokracisë.
“Më shumë se 300 vdekje ndodhin mesatarisht çdo muaj”, tha ajo.
Raporti i “Amnesty International” tregon përvojën e dhjetëravë të mbijetuar ndaj torturës, të cilët folën për abuzimin dhe kushtet çnjerëzore në burgjet e drejtuara nga shërbimet sekrete si dhe në burgun famëkeq ushtarak Saydnaya, në periferi të Damaskut./a.m.