Vijon Fushata sensibilizuese nga Policia e Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Drejtoria e Policisë Rrugore në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe dhe Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin po vijojnë fushatën sensibilizuese për ndërgjegjësimin e përdoruesëve të rrugës për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Vijon shpërndarja e rreth 50 mijë fletëpalosjeve ku u jepen drejtuesve të automjeteve në pikat e kalimit kufitar, porte dhe në akset rrugore nacionale.
Fushata sensibilizuese sot po vijon në Portin e Durresit dhe në akset rrugore të këtij qarku.
Kjo fushatë do vijojë në gjithë Shqipërinë.
Por njëkohësisht paralel me masat sensibilizuese kanë vijuar edhe masat ndëshkuese ku gjatë 24 orëve të fundit janë arritur këto rezultate.
Janë vendosur gjithsej 2.015 masa administrative.
Duke përdorur Dragerat dhe Radarin, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh, nga këta 4 të pa pajisur me Leje Drejtimi dhe 4 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.
Janë pezulluar gjithsej 38 Leje Drejtimi, nga këto: 8 për pije alkoolike, 23 për shpejtësi dhe 7 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme.
Janë vendosur 507 masa administrative për mosvendosje rrip sigurimi e përdorim celulari, 144 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe 213 masat e tjera janë për shpejtësi, parakalim të gabuar, etj.
Si dhe janë dërguar në OASH, 48 drejtues mjetesh.
Gjithashtu janë këshilluar drejtues të automjeteve që nuk kanë rezultuar përsëritës për mosvendosje të rripit të sigurimit, përdorim celulari e shkelje të lehta të Kodit Rrugor.
Edhe në ditët në vijim Policia Rrugore në të gjithë vendin, do të vijojë me intensitet punën në dy drejtime: në sensibilizimin e gjithë përdoruesëve të rrugës për respektimin e rregullave të Qarkullimit Rrugor si dhe në evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor./a.m.