Dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë ditën e sotme në Fier.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një dasme në këtë qytet, ku konflikti verbal mes disa personave të pranishëm ka përfunduar në përdorimin e thikave.
Dy të plagosurit janë dërguar në spitali rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (r.a)