“Vendimin e mora sot në datën 14.82016 për Jonidën që e desha edhe në varr”- thuhet në nje nga letrat. Letrat e publikuara nga ABC Neës zbardhin të tjera detaje rreth krimit të pasionit.
Në njërën prej tyre, autori sqaron edhe krimin e kryer, sipas tij në kushte depresioni. Ndërkohë që thekson se ka qenë ai që ka vendosur që të ikin nga kjo jetë e të jenë bashkë edhe në varr.
Letra:
“Vendimin e mora sot më 14.8.2016 për Jonidën që e desha edhe në varr. Vendosa të iknim nga kjo jetë të dy bashk. Jeta është e bukurdhe aq e vështirë. Të gjithë skenën e krimit e kam kryer unë në gjendje të rëndë psiqike dhe depresioni”.
Pas kësaj, autori jep adresën se ku ndodhet viktima e tij, duke i treguar edhe identitetin.
“Jonida ndodhet te shtëpia e Ludit Golem: Ka ndërruar jetë; Shtëpia ndodhet përballë pishinës së hotel Pameba; Godinë 4 kate në kat të katër në pronsi të mostrës Ludmilla Shani: Jonida Sefedin Canaku, Kryekuq.
Më pas, sikur të donte siguri për gjetjen e kufomës, ai lë një letër tjetër sipër të cilës vendos celësat e banesës, ku kishte vrarë të dashurën.