Ndaj tyre ekziston një urdhër arrestimi ndërkombëtar dhe dënimi i drejtësisë italiane me 30 vite burg.
Sipas akuzës, 2 shtetasit shqiptarë të arrestuar në Roterdam, së bashku me shqiptarët e tjerë Bojken Zeqo, 28 vjec, Izmir Krasniqi, 25 vjeç e Ogert Rakipaj, kanë rrahur me dhunë duke i shkaktuar vdekjen shtetasit maroken Said Wahdoud, si dhe kanë dhunuar mikun e tij Mohamed Es Soukti. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Torinos në zonën Lucento. Motivi i kësaj vrasje ka qenë për shkak se dy shtetasit marokenë kanë shqetësuar një grup prostitutash, mikesha të shqiptarëve.
Në natën e krimit, policia italiane ka arrestuar dhe Ogert Rakipaj, i dënuar tashmë me 16 vjet burg si bashkëpunëtor i kësaj vrasje, si dhe shqiptarin Klevis Gropa, 28 vjec, por ky i fundit është lënë i lire, pasi u rrëzua akuza e vrasjes. Menjëherë pas krimit, Redion Rakipaj, Naim Vargo, Bojken Zeqo e Izmir Krasniqi mendohej se janë larguar drejt Shqipërisë.
Por një natë më parë, policia holandeze i ka arrestuar ndërsa shëtisnin në rrugët e Roterdamit. Arsye e ndalimit të tyre nga ana e policisë holandeze ka qenë banale për shkak se po shëtisnin qentë e tyre pa maskat e detyrueshme mbrojtëse. Pas verifikimit të identitetit të tyre, u zbulua se dy ndaj dy shqiptarëve ekzistonte një urdhër kërkimi ndërkombëtar. Pak muja më parë avokatët e tyre Ëilmer Perga e Davide Diana kanë prezantuar pranë autoriteteve italiane kërkesën për apelimin e dënimit.
ma.me