Një diplomat i rangut të lartë i Koresë së Veriut i cili ishte zhdukur nga Ambasada e Koresë së Veriut në Londër, ka dezertuar në Korenë Jugore, njoftojnë zyrtarët në Seul. Thae Yong Ho dhe familja e tij tani janë nën mbrojtje qeveritare, kështu ka thënë një zyrtar i Koresë së Jugut.
Thae ishte zëvendës ambasador i Koresë Veriore në Londër dhe mendohet se është zyrtar i parë i rangut të lartë që dezerton. Misioni i tij kryesor në Londër ka qenë të shpërndajë perceptim pozitiv për lidershipin e Koresë Veriore.
ma.me