Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës nga data 29 gusht deri me 2 shtator të këtij viti në kryeqytet do të mbahet “Balkan Teater Tirana Fest”. Në këtë eveniment do të marrin pjesë Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia, Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Rumania dhe Greqia.
Në një festë të përbashkët të teatrit ballkanik Tirana do të mirëpresë vendet e rajonit të cilat për disa ditë do të manifestojnë artin e tyre. Ky organizim nuk do të kufizohet vetëm tek shfaqjet teatrore, kulinaria dhe muzika do të jenë pjesë e festës.
Nga Shkupi, shembull, vjen Teatri Fabrika, një teatër i pavarur që punon në kryeqytetin e Maqedonisë. Është themeluar nga një grup artistësh të cilët janë përpjekur që të sjellin një vizion të ri teatror jo vetëm në Maqedoni, por edhe në regjion ku ky teatër po e gjen hapësirën e vetë. Motoja e këtyre artistëve, që nga fillimi ishte që të iniciohet, krijohet, të punohet dhe të jetësohet një teatër ai i vërteti.
Në vizionin e tyre, artistët e këtij teatri të pavarur e kanë ushqyer idenë mbi domosdoshmërinë e ekzistimit të skenës së pavarur teatrore, e cila është parë si mundësi për shqyrtimin dhe formësimin e vlerave të reja teatrore dhe estetikave të reja skenike. , por edhe krijimin e një mundësie për qasje eksperimentale në skenën teatrore dhe avancimin e kapaciteteve profesionale për shumë artistë teatror në vend dhe jashtë tij.
Shfaqja “Për të vërtetën” po ashtu do të jetë pjesë e këtij festivali, kjo nga Podujeva, shkruan KultPlus. (b.an)