Një fëmijë 9-vjeçar është aksidentuar në një kompleks pishinash në Korçë, duke pësuar dëmtime të rënda.
“Dje në lagjen nr 17, të qytetit të Korçës, në një kompleks pishinash i mituri me inicialet A. T., 9 vjeç, aksidentalisht është penguar dhe ka rënë nga disa shkallë.
Për pasojë 9-vjeçari, ka marrë dëmtime në kokë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Korçës, për “Ngjarje aksidentale”, thuhet në njoftimin për shtyp policor./a.m.