Kryeministri Edi Rama vijon të publikojë foto nga projekte të “Rilindjes urbane”. Këtë herë ai ka publikuar në Facebook disa foto të rrugës hyrëse në Lushnje.
Kryeministri ka postuar edhe foto të rrugës së vjetër për të vënë në pah ndryshimin e aksit në një rrugë me “shije evropiane” sipas Ramës.
Statusi:
#Rilindja Urbane në Lushnjë😀
Hyrja në Bashkinë e re të Lushnjës, e transformuar nga një shteg rrënimi plot gropa, baltë e pluhur dhe ndërtime të paligjshme, në një segment me shije e cilësi europiane👍
#Rilindje🌹
#ShqipëriaeGjeneratësTjetër🇦🇱⭐️🇪🇺
#QentëLeTëLehinKarvaniDoEcëPërpara👏👏🏻👏🏼