Studime të ndryshme kanë dëshmuar se fruta e kivit është njëri prej frutave më të shëndetshme. Ai përveç tjerash është i pasur me vitaminë C, E, hekur, potas, me veti kundër anemisë. Po ashtu, kivi ka veti tejet të veçanta edhe për shëndetin e syve. Kivi është i pasur me luteinë, një pigment që ndihmon mbrojtjen e retinës së syve nga rrezet UV, duke reduktuar degradimin e tyre, përcjell “Zeri.info”.
Nëse konsumohen dy copë çdo ditë gjatë periudhës së shtatzënisë, luteina përveç retinës së nënës ushqen edhe retinën e fetusit, ndërsa gjatë kohës së ushqyerjes me gji, luteina kalon nëpërmjet qumështit dhe zhvillon aftësitë e të parit tek i sapolinduri. Kivi mund të pihet edhe si lëng i grirë së bashku me karota dhe boronicë.
Një kombinim i tillë është ideal për forcimin e të pamurit, mirëpo, ekspertët sugjerojnë që kivi të konsumohet sa më i freskët dhe pa u grirë apo shtypur. Studimet e kryera me mbi 1200 pacientë, ka treguar se ata persona që kanë konsumuar nga dy kokrra kivi në ditë, kanë pasur për 30 për qind shikimin më të mirë në krahasim me ata që nuk kanë konsumuar fare. Prandaj, mos ngurroni por shfrytëzoni të mirat e këtij fruti vërtetë magjik.
ma.me