Brenda pak minutave, ish Kryeministri Sali Berisha ka bërë dy postime ku ka rreth 6 denoncime nga qytetari dixhital siç i quan demokrati. Bëhet fjalë për disa denoncime në lidhje me mbjelljen e kanabisit, ku sipas postimit të Berishës, në disa zona të vendit bimët narkotike po ruhen nga policia e shtetit. Madje në njërin nga denoncimet, shkruhet se kushdo që afrohet pranë parcelave, do duhet ta rimendojë dy herë pasi është policia, sipas denoncuesit, që godet me armë këdo person.
Në postimin e dytë, ish kryeministri ka publikuar një denoncim që ka të bëjë me ndërtimin e një kompleksi pallatesh në Qerret të Kavajës, ku sipas qytetarit dixhital, ndërtesat janë të ish kryetarit të bashkisë Elvis Roshi.
Postimi i parë
“Qytetaret dixhital nga Kanabistani denoncojne:
Plantacionet e Kanabisit te mbrojtura ne çunat e krimit ne Berat, Librazhd, Peshkopi, Mokerr! Ketu me poshte keni mesazhet e tyre! sb
“Te uroj shendet doktor.te jap nje informacin te sakt per parcelen e droges ne fshatin corogjaf ne berat te cilin e administraton shefi komisariatit berat dhe bizesmeni nga dursi arben lekli te culet kan 30mij renj kanabis dhe te cilet e ruajn me tre polic te armatosur rin aty te pa levizur.dhe ku pengojn banoret e fshatit ne punet e tyre ne pusha.anonim te lutem.esht shum e sakt kjo”
“Pershendetje doktor stravaj i librazhdit dhe rrethinat jane mbjelle parcelat pa fund me droge nuk kemi ku te drejtohemi po na marin femijet ne qafe te lutem na ndihmo vetem tek ju kemi besim me respekt D.S
Zoti berisha mbrem ne ore 22.ne fshatin Lugjjal komuna zaldardh ne peshkopi u trasportan 2 ton kanabis te shoqeruar me policin e tahirit
persh doktor, gzohem te jeni mir me shnet kudo qe te shkosh ne luginat e malet e dibres vetem hashash shef, sigurisht asht nene mbrojtjen e sajes, se drejtot komisarjati ktu asht nje mik i tij nga tepelena, po ashtu ene sef komsarjati per dibren nje mik i tij kan ardh specialista nga tepelena per ti msu dibranet si ta kultivojn”
“Z.Berisha besoj se keni informacion per Mokren e Pogradecit se cpo ndodh me parcelat e hashashit por situata eshte edhe me e keqe sepse ata qe e ruajne qe besoj eshte policia e shtetit po gjuajne me arme drejt atyre qe po ngjiten ne malet e Mokres. nuk me duket se ju po punoni aq fort per te denoncuar kete fenomen. ketu po behet nje kolumbi e vertete. shpresoj qe ta shtoni punen tuaj per kete gje.faleminderit”
Postimi i dytë
“Krimin e madh urbanistik e mjedisor te Ervin/Edvin/Elvis Rroshit, xhanit te Rames ne Golem!! sb
“Doktor ju pershendes dhe uroj te keni pushuar bukur keto dite familjarisht!
Po ju dergoj fotot e tre pallateve ne Qerret te Kavajes.
Sipas te dhenave qe mi kane sjelle, pallatet jane te Roshit dhe Dajes.
Leja e tyre eshte vetem per kater kate. E dhene nga ish-komuna Golem. Por keta i kane shtuar disa dhe do ti paraqesin per legalizim ne mos e kane ne proces tani shpejt. Sikurse pallati ngjitur.
Ndertimi i kateve konsiderohet ndertim pa leje dhe ndaj Roshit duhet te niste procedim penal, por duket qe ky e ka mik prokurorin e atjeshem.
Madje dhe rikthimi i tij pas doreheqjes se dhene, lidhet dhe me mbylljen e kesaj afere te mbetur pezull.
Ju uroj shendet dhe suksese!”