esidenti francez, François Hollande, i bëri sot thirrje palëve të pranishme në Ukrainë të ruhen kundrejt çdo përshkallëzimi që do e bënte më të vështirë aplikimin e marrëveshjeve të Minskut, në një komunikatë të publikuar nga “Elysée”.
Kjo thirrje u bë gjatë një bisede telefonike mes Hollande dhe kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit ukrainas, Petro Poroshenko.
“Me kërkesën e Poroshenkos, për të bërë një përmbledhje të situatës në Ukrainë. Hollande rikujtoi pozicionin konstant të Francës mbi aneksimin ilegal të Krimesë që nuk do të njihet”, thuhet në këtë komunikatë