Kryeqyetit i Shqipërisë në këto ditë gushti krijon përshtypjen e një qyteti të zbrazur dhe pa shumë kuriozitet për t’u vizituar.
Por në zemër të tij fshihen monumente historike me shumë vlera kulturore siç është edhe Kulla e Sahatit. Ky monument kulture i kategorisë së parë është ndërtuar në vitin 1840, një atraksion turistik, i cili pas restaurimit në qershor të këtij viti, po ngjall gjithnjë e më shumë interes. Interesi ka qenë shumë i madh, si për Kullën e Sahatit ashtu edhe për muzeun. Të dy këto objekte interesin e kanë patur gjithnjë të madh, por me restaurimin është vënë re që rritja është shumë më e madhe, edhe për shqiptarët edhe për të huajt”, thotë Lorena Shele, specialiste turizmi në Bashkinë e Tiranës.
“Është një pamje e mrekullueshme prej këndej. Që prej dy ditësh ndodhem në Tiranë dhe po ndihem mirë, pasi njerëzit këtu janë shumë miqësore, po kënaqem. Është hera e parë që vij në Shqipëri. Kam ardhur me nënën time dhe miken time nga Tokio. Unë jam spanjoll”, thotë një turist. Deri në vitin 1970 ndërtesa e Kullës së Sahatit ka qenë pika më lartë në kryeqytet, e ndonëse ndërtimet në Tiranë janë shtuar, sërish pamja që sheh nga kupola të lë mbresa. Turistët mund ta vizitojnë objektet në 6 ditë të javës pa kurrfarë pagese. Krahas Kullës, Muzeu Etnografik i hapur për vizitorët, ofron veshje të punuara me dorë, në mes syrësh edhe me fije ari, të gjitha objekte të zonave të Tiranës. Top Channel