Shqiptari Elis Guri, i cili garon për Bulgarinë në Rio 2016, u eliminua në çerekfinalet e mundjes në stilin greko-romak në peshën 98 kg.
33-vjecari shkodran, kampion bote në këtë stil në vitin 2011, u mund në këtë raund 9-0 me pikë teknike dhe 4-0 me rezultat nga suedezi Fredrik Schon, shkruan Tch.
Në dy turet paraardhëse, Guri kishte mundur 4-0 algjerianin Haloui dhe 3-2 gjeorgjianin Nadareishvili.