Gruaja e gjyqtarit Shqyri Çobo ka kërcënuar me jetë denoncuesen e tij, Irma Tafa 32 vjeç që të heqë dorë nga kallëzimi. Mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku Pranvera Çobo i ka bërë presion kallëzueses Irma Tafa që të heqë denoncimin ndaj bashkëshortit të saj raporton Shqiptarja. Shyqyri Çobo i kërkoi favore seksuale 32-vjeçares e cila ishte në proces divorci me bashkëshortin e saj. Çobo ka shfrytëzuar pozicionin e tij si gjyqtar duke kërkuar seks në këmbim të dhënies së vendimit në favor të 32-vjeçares Irma Tafa. 32 vjeçarja kishte depozituar një kërkesë për divorc nga bashkëshorti dhe për pasojë çështja i ka rënë gjyqtarit Shyqyri Çobo.
Ky i fundit që në seancën e parë ka shkëmbyer numrat me Irma Tafa, dhe më pas ka filluar të shkruajë rreth 300 mesazhe, duke i kërkuar kryerjen e marrëdhënieve seksuale në këmbim të dhënies së vendimit gjyqësor në favor të saj. Madje gjyqtari i Beratit Shqyri Çobo në një sms dërguar 32-vjeçares premtonte se gjatë aktit seksual do të zbatonte të gjitha vendimet unifikuese të OKB që kanë lidhje me familjen, duke shmangur transmetimet e patologjive të ndryshme.
Deklarata e Policisë
Më datë 15.08.2016, u referuan materialet në Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasen Pranvera Xhemal Çobo, e datëlindjes 25.03.1958, banuese në Durrës, me arsim të mesëm, sepse në lagjen “Çlirim”, në banesën e saj, ka kanosur shtetasen Irma Ilmi Tafa, e datëlindjes 16.10.1984, banuese në Berat, me arsim të lartë, të heqë dorë nga kallzimi i bërë ndaj bashkëshortit shtetasit Shyqyri Çobo./a.m.