Vjen nga Italia për të pushuar, arrestohet nga Policia Kufitare sepse ishte shpallur në kërkim për “Dhunë në familje”.
Në pranga policia ka vendosur pasi zbriti nga trageti i linjës Brindizi-Vlorë, shtetasin Mentor Ziso, 34-vjeç me banim në Vorë.
Gjatë kryerjes së procedurave të kontrollit për verifikimin e gjeneraliteteve të tij në sistemin TIMS, ka rezultuar person i shpallur në kërkim për “Dhunë në familje” dhe për këtë vepër penale është dënuar me 1 vit e 8 muaj burg.
34-vjecari më shumë se një vit më parë në kohën që ka qënë në Shqipëri është denoncuar nga familja e tij se kishte ushtruar dhunë. Pas denoncimit 34 vjecari ka shkuar në Itali dhe nuk kishte informacion se ishte vënë në ndjekje penale për dhunë në familje dhe se nuk ishte dënuar me 1 vit e 8 muaj burg.
Kur i është komunikuar vendimi nga policia kufitare është habitur, dhe ka kërkuar të shkojë në shtëpi.
Ndërsa me anë të avokatit ka kërkuar të apelojë çështjen, por policia nuk e ka lejuar dhe e ka dërguar direkt në komisariat.
Pas komunikimit nga gjykata vendimi i marrë prej tyre ai do dërgohet në qëndrën e vuajtjes së dënimit./Panorama/a.m.