1913 – Në Poloni ka lindur burri i shtetit izraelit Menahem Begin, një nga themeluesit e Partisë Likud. Si kryeministër i Izraelit (1977-1983) nënshkroi traktatin e parë të paqes me Egjiptin në vitin 1977, dhe në vitin 1978 mori Çmimin Nobel për Paqe, të cilën ai e mori me presidentin egjiptian Anëar Sadat.
1921 – Vdiq Mbreti Petar I Karagjorgjeviç, mbreti i Serbisë nga 1903 deri më 1918 dhe më pas deri në vdekjen e tij, si Mbret i Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve. Ai u varros në varrin e familjes së Karagjorgjeviq në Oplenc. U pasua nga djali i tij Alexander I. Burimet vendase e identifikojnë me gjak shqiptar.
1958 – Ka lindur këngëtarja dhe aktorja amerikane Madonna Louise Veronica Ciccone, e njohur si Madonna, një nga këngëtaret më popullore në fund të shekullit të 20-të. (b.an)