Para se të zbulojë trajnerin, Anglia ka zbuluar personazhin. Antonio Conte ishte lajm më vete për të gjithë shtypin anglez, pas fitores së vështirë që Chelsea arriti kundër West Ham, me golin e shënuar në minutën e 89-të nga Diego Costa.
Një vrapim i çmendur i trajnerit ishte qershia mbi tortë pas shfaqjes me 100 fytyra gjatë gjithë lojës, aq sa Daily Mail është e sigurt që tashmë Sky do të vendosë një kamera vetëm për italianin gjatë ndeshjeve.
d.i.