Më shumë se 25 mijë persona kanë hyrë sot në Shqipëri përmes Pikës së Kalimit Kufitarë të Morinit në Kukës, ndërkohë që fluksi i hyrjeve të shqiptarëve të Kosovës ka qenë shumë i lartë gjatë gjithë muajit.
Ky fluks mjaft i lartë i hyrjeve ka shkaktuar edhe një trafik të madh të qarkullimit të automjeteve në segmentin Morin-Kukës-tuneli i Kalimashit, ku policia rrugore po monitoron qarkullimin rrugor. Sipas statistikave në dy muajt e fundit në Shqipëri numri i hyrjeve ka arritur në 1 milion.
© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.