Zyrtarët amerikan kanë bërë thirrje për tërheqjen e armëve bërthamore nga baza ajrore “Inçirlik” në Turqi, duke thënë se, vendi është i paqëndrueshëm dhe se është shumë afër zonës së konfliktit në Siri.
Raporti i përgatitur nga qendra jofitimprurëse “Stimson” vë në pikëpyetje sigurinë e armëve bërthamore amerikane që po ruhen në bazën ajrore “Inçirlik”.
Pas grushtit të shtetit të dështuar ushtarak më 15 korrik autoritetet turke bllokuan plotësisht bazën “Inçirlik”, raporton “RT”. Ato prenë energjinë elektrike në objekt dhe ndaluan çdo avion të fluturonte brenda ose jashtë pistës ajrore.
“Nga pikëpamja e sigurisë, rreth 50 armë bërthamore amerikane po ruhen në Inçirlik vetëm 70 milje larg kufirit me Sirinë – tha raporti – Këto armë nuk po përdoren në fushën e betejës dhe sot janë më shumë një detyrim sesa një pasuri e aleatëve tanë të NATO-s”.
Aeroplani luftarak amerikan F-35, është prodhuar për luftime të ashpra, për të ofruar mbështetje ajrore, kryej sulme me bomba me rreze të gjatë, dhe për të aterruar edhe në aeroplanmbajtëse, duke mos harruar se ky aeroplan përdorë teknologjinë më të avancuar që i mundëson atij të jetë i padukshëm pranë radarëve.