Sulmuesi gjerman, Lukas Podolski, ka bere te ditur te henen se eshte terhequr nga seleksioni kombetar, per te cilin ai ka luajtur 129 here, nje vendim qe e ka marre 15 dite pas terheqjes se kapitenit Bastian Schweinsteiger.
“I kam thene seleksionerit Joachim Löw se nuk do te luaj me per ekipin kombetar”, ka shkruar lojtari i Galatasarait ne Facebook, duke theksuar se “ishte nje vendim shume i veshtire”.
Numri 10 nuk ka qene me titullar i padiskutueshem qe nga 2012. Löw beri gjithcka qe Podolski te shkonte ne Euro 2016, ku Gjermania, kampione e botes, u eliminua nga Franca ne gjysmefinale.
Podolski, 31 vjec, eshte lojtari i trete gjerman me me shume aktivizime ne seleksion pas sulmuesit Miroslav Klose dhe kapitenit legjendar, Lothar Matthaüs.
Me 48 gola, ai eshte shenuesi i 4-t me i mire i Mannschaft pas Jürgen Klinsmann e Rudi Völler, ne klasifikimin qe dominohet me 71 gola te Klose.