Një krim i rëndë pasioni tronditi mesditën e sotme mbarë opinionin publik, kur një 65-vjeçar nga fshati Lifaj në njësinë administrative Krutje në Lushnje i dha fund jetës. Një letër e lënë prej tij zbuloi një tjetër krim.
65-vjeçari Sokrat Shani një biznesmen i suksesshëm në fushën e bujqësisë, i divorcuar nga bashkëshortja kishte mbytur me litar të dashurën e tij 29-vjeçare dhe trupin e kishte lënë në një apartament në Golem.
Vajza ishte studente dhe kishte gënjyer familjen se do të shkonte tek tezja dy ditë më parë. Por realisht ajo kishte shkuar në Golem për të takuar të dashurin e saj 36 vjet më të madh, i cili edhe e ka vrarë. Shqiptarja.com ka publikuar edhe foton e studentes së ndjerë./a.m.