Rrëmbimi i 11-vjecares, solli në vëmendje rastin e këtyre të fundit. Fredi Kabashi, babai i të miturës shprehet se është i indinjuar për nxjerrjen e kushëririt nga spitali.
Fakti se shumë persona me të meta mendore ndodhen në liri të plotë dhe pa mbikqyrje është shtruar më shumë se njëherë si cështje nga mediat. Arben Kabashi sot iu dorëzua Spitalit Psikiatrik. Para pak kohësh ai kishte mbajtur të izoluar motrën e tij në banesë. Të afërm të Kabashëve e pohojnë këtë sjellje agresive të tij. Po kështu dhe banorë në Xhafzotaj, dëshmitarë të skenës së dhunshme ditën e sotme, ku pre e tij u bë kushërira e mitur, vetëm 11 vjec. Sipas tyre, sjellja e Kabashit ishte agresive.
“Del natën dhe të vret, aq i thotë mendja atij”, shprehet një prej dëshmitarëve të ngjarjes së sotme.