Qeveria gjermane hodhi posht sot thirrjet nga banka qendrore kombëtare për të rritur moshën e pensionit në 69 vjeç duke filluar nga viti 2060 si përgjigje ndaj kërcënimit që i vjen sistemit kombëtar të mirëqënies për shkak të plakies së popullsisë.
Në raportin e saj të muajit gusht, Bundesbank shprehet se “rregullime në sistem janë të pa evitueshme dhe se mosha e punës nuk duhet të jetë më një tabu”.
Megjithatë, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha se “Berlini parashikon të rrisë daljen në pension në ekonominë më të madhe Evropiane në moshën 67 vjeç duke filluar nga viti 2029, ndërkohë që aktualisht dilet në pension në moshën 65-vjeçare”.