Gjatë një interviste për emisionin “Opinion”, Edi Rama ka qenë i ashpër dhe i drejtpërdrejtë me sistemin e drejtësisë. “Në vjeshtë, Parlamenti do të kalojë reformën më të thellë në Shqipëri. Gjykatat tona janë kthyer në gagarele dhe ne do ta tundim nga themelet sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Nuk po them se do të cenohet pavarësia e sistemit, tha ai. “Ata maskarenj që kanë përdorur togën e zezë për t’u bërë palë me krimin dhe do e shohin se çfarë i pret“, vijoi Rama.