Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë. Një 65 vjeçar ka vrarë të dashurën e tij 36 vite më të re se vetja dhe më pas i ka dhënë fund jetës me një pistoletë.
Sokrat Shano, banues në Krutje të Lushnjes rezulton se ka mbytur të dashurën e tij Jonida Çanaku, 29 vjeçare, banuese në Divjakë.
Policia ka mundur të zbulojë lidhjen mes dy vdekjeve pasi ka zbuluar një letër në trupin e të moshuarit, ku shkruhej një adresë dhe një emër në Golem të Kavajës.
Gjatë kontrollit të asaj banese është zbuluar trupi i pajetë i 29 vjeçares, mbi të cilën kishte shenja dhune./java/a.k