Videoja e një gazetareje që interviston një burrë që sapo ishte shtypur nga një kamion ka shkaktuar polemika të mëdha në të gjithë botën.
Një gazetare e kanalit “TVO” me seli në San Miguel (El Salvador), ka provokuar një valë kritikash pasi ka intervistuar një burrë që sapo ishte shtypur nga një kamion, në gjendje agonie.
Gazetarja shkoi në vendin e aksidentit, në një rrugë në periferi të San Miguel. Pasi intervistoi shoferin e kamionit, gruaja shkoi te viktima që qëndronte i shtrirë përtokë. Imazhet tronditëse tregojnë se si gazetarja në vend të ndihmonte burrin që dukej në gjendje të rëndë, iu afrua me mikrofon dhe u përpoq ta intervistonte. Pavarësisht nga gjendja, ai arrin të përgjigjet disa pyetjeve.
“Më shtypën”, tha viktima me shumë vështirësi. “Nuk e patë mjetin? pyet gazetarja. “Jo përgjigjet burri. “Nuk keni kërkuar t’ju çojnë në spital”, vazhdoi gruaja. “Jo”, përgjigjet ai
Disa orë pas intervistës, ai vdiq. Ngjarja ka shkaktuar zemërim në mbarë botën./tiranaobserver/a.k