Dashuria nuk është gjithmonë e lehtë për t’u kuptuar, edhe kur bëhet fjalë për ndjenjat e tua. Por ka edhe spekulime intriguese që me shumë gjasa na ndihmojnë që t’i shohim gjërat e zakonshme nga një tjetër perspektivë. Pra, pse njerëzit e zgjuar e kanë aq të vështirë të bien në dashuri?
- Ata i analizojnë ndjenjat – të tyret dhe të njerëzve të tjerë
Njerëzit e zgjuar janë brilantë në mbledhjen e informacionit dhe nxjerrjen e konkluzioneve – dhe kjo është njëkohësisht avantazh dhe disavantazh, pasi ata janë më të prirur për t’ia ‘mbathur’ nga një lidhje që me sinjalin e parë të një problemi. Keqkuptime? Zënka? Më fal, por ne nuk jemi bërë për njëri-tjetrin. Lamtumirë!
- U duhet kohë e mjaftueshme për t’u hapur me personin tjetër
Truri i tyre nuk pushon asnjëherë së punuari për të zbuluar një numër të madh detajesh dhe arsyet pse një gjë mund të shkojë gabim. Si rezultat, njerëzit inteligjentë e kanë të vështirë të hapen me të tjerët; ata e dinë dhe kuptojë se çdo marrëdhënie është potencialisht në rrezik. Kjo është arsyeja pse ata shpesh duken shumë të ftohtë dhe të distancuar, edhe pse jo domosdoshmërish janë të tillë.
- Ata i referohen përvoja të mëparshme
Ky është një tjetër ‘kurth’ për njerëzit e zgjuar. Gjërat që kanë shkatërruar lidhjet e tyre të mëparshme jo domosdoshmërish do të bëjnë të njëjtën gjë me marrëdhënien e tyre të tashme, por kjo është shumë e vështirë për t’u pranuar prej tyre. Ata e kujtojnë shumë mirë se sa e dhimbshme ishte ndarja e fundit dhe në mënyrë të pavetëdijshme projektojnë përvojën e tyre të pafat tek personi me të cilin janë aktualisht.
- Të qenët beqar është një zgjedhje e vetëdijshme e tyre
Ky është një fakt! Njerëzit e zgjuar e shohin qartë se është më mirë dhe më e rehatshme të jenë vetëm se sa me një person që nuk është ‘dora e tyre’. Ky është vendimi i tyre i vetëdijshme dhe i mirëmenduar. Shumicën e rasteve këta njerëz janë vetëm, jo për shkak të rrethanave, por sepse duan të jenë kështu dhe ndjehen shumë rehat vetëm me veten e tyre.shqip/a.k