Reali i Madridit merr një tjetër përgjigje negative nga Bayern Munich për David Alaban.
Los Blancos të cilët kanë qëndruar në hije gjatë merkatos së kësaj vere duke afruar në skuadër vetëm Alavaro Moratën kishin si objektiv kryesor për të përforcuar akoma edhe më shumë grupin e futbollistëve që ka aktualisht në dispozicion trajneri Zidane, mbrojtësin austriak të Bayernit por tentativa për të marrë shërbimet e Alabas ka shkuar dëm.
Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle drejtuesit e klubit bavarez kanë refuzuar ofertën e fundit të presidentit të Realit Florentino Perez për David Alaban e cila kapte shifrën e 65 milionë Eurove.
Klubi merengues prej kohësh interesohet për 24-vjecarin pasi Alaba pëlqehet shumë nga presidenti Perez, por te Bayerni as që mendojnë largimin e futbollistit austriak. Drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë e kanë refuzuar menjëherë ofertën e Los Blancos për beniaminin e tyre edhe pse shumë e vendosur në pjatë nga Reali ishte shumë e lartë, shkruan tch.
David Alaba është një futbollist shumë i rëndësishëm për Bayernin dhe trajneri i ri Carlo Ancelotti e konsideron si një pjesë të rëndësishme të projktit të tij për të ardhmen. Pas Paul Pogba, Andre Gomes dhe N’Golo Kante, Realit të Madridit nuk arrin të afrojë në skuadër një tjetër objektiv të merkatos.