Jemima Jelagat Sumgong (31 vjeç) i dhuron Kenias titullin e saj të parë olimpik në maratonën për femra, për 2 orë 24 minuta 04 sekonda, sot në Rio.
Fituese këtë vit e maratonës së Londrës, Sumgong kaloi para Eunice Jepkirui Kirwa nga Bahreini (2:24:13) dhe etiopiania Mare Dibaba (2:24:30), në përfundim të 42,195 kilometrave.