Britaniku Mo Farah, me një sprint të paarritshëm, mabjti dje në Rio kurorën e tij në 10 000 m (27:05:17) duke kaluar kenianin Paul Tanui (27:05.64) dhe etiopianin Tamirat Tola (27:06.26).
Farah, dy herë kampion olimpik në Londër dhe pesë herë kampion bote, nuk është mundur asnjëherë në kompeticione të mëdha që prej botërorit të 10 000 m në vitin 2011 në Daegu (Kore e Jugut).