Partia Demokratike ka bërë një përpjekje të fortë për të bërë kthesën e madhe në Dibër. E favorizuar nga skandali seksual që ka lënë shije të keqe ende të pashuar nga Shukri Xhelili, ajo ka zgjedhur të kandidojë Sherefedin Shehun, një nga figurat më serioze në sferën ekonomike në selinë blu. Por lehtësia e pas-skandalit në kampin e majtë, nuk është e mjaftueshme për të lehtësuar garën e Sherefedin Shehut, i cili do të duhet më së pari të unifikojë partinë e tij dhe koalicionin. Shifrat tregojnë se në vitin 2015, fitorja e Shukri Xhelilit ishte një dhuratë nga opozita, e cila e përçarë keqazi brenda vetes, nuk mundi të fitonte në një zonë tradicionalisht bastion i saj. Në këto zgjedhje, Shukri Xhelili përfaqësues i Aleancës për Shqipërinë Europiane mori 48.1% të votave, ose 15021 të tilla. Ndërkohë, rivali i tij direkt, Ilir Krosi që kandidonte në emër të Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet mori 46.6% të votave, ose 14565 të tilla. Diferenca mes dy kandidatëve kryesorë ishte vetëm 500 vota. Tre kandidatë të tjerë përfaqësuan parti të vogla ose dolën të pavarur, ishin devijime të Partisë Demokratike, dhe së bashku morën 1500 vota, të cilat ishin sa trefishi i diferencës. Kjo do të thotë, se nëse PD do të ishte e bashkuar, do të kishte fituar me 1 mijë vota ndaj Shukri Xhelilit. Zaim Korsi i cili braktisi koalicionin opozitar dhe kandidati për Aleancën Popullore mori 1.4% të votave, konkretisht 435 të tilla. Dik Spata, i djathtë kandidoi për PBDNJ-në, mori 1.7% ose 537 vota. Ilir Bulku i zhgënjyer që PD nuk e kandidoi, doli si i pavarur dhe mori 2.2% ose 692 vota, duke i shkaktuar kështu humbje të djathtës. Teksa koalicioni i majtë ka problemet e tij në bazë dhe nuk dihet nëse do të kapërcehen, vetë e djathta dhe kandidati Sherefedin Shehu ka një sfidë të madhe për t’ia dalë brenda kampit të tij të fitojë unitetin.
Kandidatët Partia % Vota
ZAIM KORSI Aleanca Popullore 1.4% 435
DIK SPATA Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 1.7% 537
ILIR KROSI Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet 46.6% 4565
ILIR BULKU Kandidat i propozuar nga zgjedhësit 2.2% 692
SHUKRI XHELILI Aleanca për Shqipërinë Europiane 48.1% 5021
Partitë Vota Përqindje 2015
Aleanca Arbnore Kombëtare 113
Aleanca Demokratike 483
Fryma e Re Demokratike 633
Lëvizja Socialiste për Integrim 2802
Partia Demokracia Sociale 488
Partia Demokristiane e Shqipërisë 180
Partia Drejtësi,Integrim dhe Unitet 2865
Partia e Gjelbër 188
Partia e Punës e Shqipërisë 93
Partia Forca Rinia 271
Partia Komuniste e Shqipërisë 79
Partia Personat me Aftësi të Kufizuar 195
Partia Shqiptare Atdheu 118
Partia Socialiste e Shqipërisë 6854
Partia Socialiste e Vërtetë 91 447
Partia Unitetit Kombëtar 87
Totali – Aleanca për Shqipërinë Europiane 15896 51.0%
Bashkimi Liberal Demokrat 1130
Partia Balli Kombëtar 676
Partia Balli Kombëtar Demokrat 636
Partia Bashkimi Demokrat 247
Partia Demokratike 8093
Partia Lëvizja e Legalitetit 73
Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 112
Partia Ora e Shqipërisë 975
Partia Republikane 1084
Totali – Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet 13026 41.8%
shqiptarja.com