Bukuroshja është akuzuar nga një ish bashkëshort i saj se e ka tradhtuar edhe gjatë kohës sa kanë qenë të martuarBelen Rodriguez është njëra ndër femrat më seksi në botën e shoubiznesit. Me format e saj shpërthyese të trupit, ajo çmend si meshkujt, ashtu edhe femrat. Dhe një femër e tillë natyrisht se ka edhe mjaft lidhje dashurie. Mirëpo, tani bukuroshja është akuzuar nga një ish bashkëshort i saj se e ka tradhtuar edhe gjatë kohës sa kanë qenë të martuar.
“Belen më tradhtonte. Tani kam konfirmimin e asaj që gjithmonë kam dyshuar. Por si një i dashuruar dhe krenar siç isha, nuk doja që ta pranoja as vetë”, është kjo deklarata e mbretit të paparacëve Fabrizio Corona, ish-bashkëshorti i modeles argjentinase.
Në deklaratat e bëra ajo nuk është treguar kurrë e ëmbël me të, por nga ana tjetër askush nuk ka besuar se ajo do të kthehej tek i dashuri i vjetër, ish futbollisti i njohur Marco Borriello. Por as kjo lidhje nuk kishte funksionuar, siç ka ndodhur me shumë lidhje të saj në të kaluarën, shkruan ‘Zeri’.“Jo se unë isha ndonjë shenjtor, por që me siguri ajo, pas gjithë kësaj rrëmuje, nuk është e aftë që të mbajë mbërthyer një mashkull”, ka deklaruar në fund Corona. Si do që të jetë, bukuroshja as që e që kokën për këtë, pasi ajo nuk e ka të vështirë të pushtoj zemrën e secilit mashkull që dëshiron, përfshirë edhe të famshmit dhe milionerët.