Ai ndërroi jetë pas një aksidenti me motorr.
Dollapi ishte mik i këngëtarit Stresi dhe në 2010 ishte i përfshirë në një përplasje të armatosur bandash.
Bëhet fjalë për përplasjen mes grupeve muzikore TBA dhe OTR. Ngjarja ndodhi në 2010-ën në kryeqytet në sheshin pranë Pallatit të Kongreseve, ku dy grupet u konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin, ndërsa arritën deri në përdorimin e armëve.
Vetë Dollapi u arrestua atëherë për t’u liruar pak më vonë.
Siç mund të shihet në fotot e tij, në çdo njërën prej tyre ka armë dhe makina super-luksoze, ndërsa trupi i tij ësht i mbuluar me tatuazhe.