Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar do të hapet në shtator në Korçë. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Rama, me postimin e një numri fotosh në Facebook.
“Në shtator çel dyert në Korçë Muzeu i ri Kombëtar i Artit Mesjetar, një thesar që më në fund do të dalë nga bodrumet plot lagështirë e magazinat plot pluhur të këtyre 25 vjetëve dhe do të shkëlqejë me të gjithë fuqinë e vet historike e artistike. Muzeu i ri do të ketë kushte klimaterike optimale për ruajtjen e koleksionit si edhe laboratorët e parë modernë për restaurimin e veprave të artit mesjetar”, shpjegon Rama.
d.i.
Pamje moderne per nje muze kombetar qe do te permbaje nje pjese te historise se rendesishme sic eshte mesjeta ku padyshim vend te rendesishem ze ikonografia