Këto foto janë marrë sot në qendër të fshatit të njohur turistik të Linit. Një grup turistësh holandezë sapo kanë mbërritur aty me autobus nga Maqedonia. Por ajo që i pret në qendër të fshatit, siç shihet, është një pikë grumbullimi plehrash krejtësisht e papastruar. Pronarët e lokalit ngjitur na thanë se kanë ditë që mundohen të kontaktojnë me Bashkinë e Pogradecit,por pa sukses. Ndërkohë holandezët fotografuan bukuritë e Linit dhe…plehrat e tij.