Gjykata e Amsterdamit ka pranuar kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e Arben Frrokut. Autori i vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt do kthehet për të shlyer dënimin në burgjet shqiptare. Trupi gjykues në Hollandë rrëzoi pretendimet e Frrokut sipas të cilit në Shqipëri i rrezikohej jeta nga gjakmarrja.
Dosja e plotë mberriti në Amsterdam 20 korrik të këtij viti. Ajo përmbante vendimin e formës së prerë të gjykatës shqiptare për dënim të përjetshëm. Gjykata holandeze vlerësoi se Frroku nuk solli provat e mjaftueshme për të penguar ekstradimin e tij. Gjyqtarët holandezë arsyetuan se Arben Frroku pranoi me dëshirë avokatin gjatë procesit në Shqipëri. Kjo do të thotë se ai ka pasur mundësi të mbrohet. Mbi Arben Frrokun rëndon vendimi për burgim të përjetshëm.
ma.me