Shkon në 74 numri i të vdekurve të cilët ishin anëtarë të NASA-s. Vdekja e Alberto Behar, shkencëtari i fundit i vdekur, lidhet me misionin e tij të fundit.
Alberto Behar kishte ndihmuar që të dëshmohej se në Mars dikur kishte pasur ujë dhe kishte punuar në dy misione në lidhje me Marsin.
Ai ishte edhe ekspert i robotëve, që ishte përqendruar në atë se si funksionojnë robotët në kushte ekstreme (p.sh nën ujë, apo në vullkane). Numri jashtëzakonisht i lartë i zyrtarëve të vdekur të NASA-s gjatë viteve të fundit ka bërë që shumë njerëz të pyesin se a janë këto vdekje të dyshimta, apo jo.
Behar ishte një pilot ekspert, instruktor i fluturimeve si në avion, po ashtu edhe në helikopter. Kushtet klimatike ishin të mira në momentin e ndodhjes së tragjedisë, kur avioni i tij, për arsye të panjohura, filloi të binte poshtë raporton Lajmi.
74 zyrtarët e NASA-s të cilët vdiqën dy vitet e fundit, cilësohet se kanë pasur një vdekje të mistershme. Ndoshta nga fatkeqësitë, apo vetëvrasje… E vërteta nuk i dihet.
Nga -s që vdiqën gjatë dy viteve të fundit, pjesa më e madhe prej tyre zyrtarisht kanë vdekur nga fatkeqësitë, apo duke bërë vetëvrasje. Por, ku qëndron e vërteta?!