Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka komentuar vendimin e fundit të qeverisë për kontratat e reja me 115 HEC-et private për blerjen e energjisë.
Sipas Berishës, qeveria ka shkelur ligjin duke dalë mbi të me vendimin që siaps tij ëhstë korruptiv.
Sipas Berishës vendimi ëhstë goditje e amdhe për investimet në fushën e energjisë.
Ja postimi i Berishës:
Qendrim zuzar, korruptiv e prej xhahili i piktorit deshtak!
Te dashur miq, dje ne nje vendim qe mund te marre vetem nje qeveri zuzare, pra qeveri qe ndjehet mbi ligjin dhe nuk pyet per ekzistencen e tij, denoi kolektivisht pronaret e 115 hidrocentraleve te reja dhe dhjetra te tjerave ne ndertim e siper duke ju anulluar kontraten qe ata kishin firmosur me KESH dhe imponuar te firmosin kontrata me kushte krejt te tjera me OSSHE.
Me kete akt zuzar te pashembullt prej xhahili, njeriu qe urrejtjen, energjine negative dhe padijen ka per force levizese, shkaterron ne menyre perfundimtare sigurine ligjore, pa te cilen shteti ligjor nuk ekziston.
Me anullimin kolektiv te kontratave te HEC-eve, piktori deshtak i ve kazmen ne themel marredhenies kontraktuale qe perben dhe marredhenien themelore mbi te cilen bazohet biznesi. Ai ndeshkon me arbitraritetin e xhahilit te pushtetit, investitore qe kane investuar dhe po investojne qindra milione euro ne HEC-e!
Me kete vendim Edvin Kristaq Rama detyron te gjithe pronaret e HEC-eve qe ti paguajne 20% Ardianit te familjes Rama!
Ky vendim eshte goditje fatale per investimet ne fushen me nevralgjike te zhvillimit, ate te energjitikes por dhe biznesit dhe investimeve ne teresi dhe shtetit ligjor.
Ky vendim largon investimin e miliarda eurove nga Shqiperia dhe bllokon krijimin e dhjetra mijera vendeve te punes ne mbare vendin!
Ky vendim rendit Shqiperine ne listen e vendeve zuzare, vendeve qeverisja e te cilave nuk ka ligje dhe moral! sb