Pronari i një lokali nate në Durrës u arrestua nga policia pasi gjatë kontrolleve masive të ushtruara në qytet për të mbajtur nën kontroll situatën e rendit publik, ju gjerën disa doza kokaine.
Behar Fjolla, 28 vjeç, banues në Tiranë, është person me precedentë penalë të mëparshëm i proceduar për veprën penale të përshtatjes së lokaleve për përdorim të lëndëve narkotike.
“Policia e Durrësit informon se kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, përgjatë gjithë sezonit turistik me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë duke vënë para përgjegjësisë ligjore çdo shkelës të legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.